Vinícius Júnior është bërë sonte pre e fyerjeve raciste në Glasgow të Skocisë sonte
Braziliani shënoi një gol të bukur në minutën e 58-të të ndeshjes por si duket skocezëve nuk i pëlqej festa e tij.
Vinicius Junior shkoj afër publikut për të festuar dhe nisi të bënte një vallëzim interesant.
Por, tifozëve të Celtic kjo nuk ju pëlqej dhe në drejtim të tij gjuajtën banane, një shenjë racizmi kjo për njerëzit me ngjyrë.
Ndryshe, Real Madrid fitoi me rezultat 0-3. Vinicius shënoi golin e parë kurse dy golat e tjerë u shënuan nga Modric dhe Hazard.