Berisha nga Franca transferohet te Melburn Siti!
Valon Berisha tashmë është lojtari më i ri i skuadrës së Melburn Siti-t.
Sulmuesi 29-vjeçar, i është bashkuar në formë huazimi nga skuadra e Ligue 1, Reims.
Sulmuesi kosovar ka kaluar dy sezonet e fundit në Reims në nivelin më të lartë të Francës, pas qëndrimeve në Bundesligën e Gjermanisë me Fortuna Diseldorf dhe Serinë A të Italisë me Lazio.
Drejtori i Futbollit të Melburn Siti-t, Majkëll Petrillo, tha se sigurimi i një lojtari të cilësisë së Berishës ishte një arritje e madhe përpara sezonit të ri.