Thomas Tuchel nuk është më trajner i Chelsea me klubin londinez që ka vendosur ta shkarkojë teknikun gjerman për shkak të rezultateve të dobta në këtë fillim sezoni.
Blutë e Londrës u mposhtën së fundmi edhe në Champions League nga modestët e Dinamo Zagreb (kapitenit Arian Ademi) ndërsa në Premier League në gjashtë javët e para pësuan dy humbje që rënduan bilancin e Tuchel.
Në këtë formë, drejtuesit dhe pronari i ri i anglezëve, Todd Bohely mori vendimin ekstrem në lidhje me teknikun 49-vjeçar.
Tuchel ishte në krye të Chelsea prej vitit 2021 ndërsa arriti të drejtonte skuadrën në një sukses të madh si triumfi në Champions League para dy sezoneve.