Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, ka thënë së është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Juventusit.
Kampionët në fuqi të Francës mbrëmë mundën Juvën (2-1), në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori italian pas ndeshjes tha se është i kënaqur që sërish luan në Ligën e Kampionëve. Verrati thotë se trofeu i kësaj garë është objektivi i parisienëve.
“Jemi të lumtur që përsëri luajmë në këtë kompeticion. Gjithmonë është ndryshe të luash në Champions League. Juve është një ekip i madh dhe ne prisnim së do të vuanim për të arritur tre pikët, por më rëndësi që arritëm në shtëpinë tonë një fitore të rëndësishme”, tha ai.
“Liga e Kampionëve është shumë e vështirë, çdo detaje është i rëndësishëm. Kjo ligë është qëllimi ynë dhe do të japim gjithçka deri në fund”, theksoi reprezentuesi italian.