Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino raportohet se është kandidat i mundshëm për të marr ‘timonin’ e Chelseas.
‘Blutë’ e Londrës janë në kërkim të trajnerit pasi pak më orë më parë shkarkuan gjermanin Thomas Tuchel.
Tekniku gjerman u shkarkua nga londinezët për shkak të rezultateve të dobëta, veçmas pas disfatës së mbrëmshme kundër Dinamos se Zagrebit.
Pochettino është i papunë nga sezonin i kaluar kur u shkarkua nga PSG-ja.
Mediet britanike raportojnë se Pochettino është opsion i mundshëm për të marr drejtimin e Chelseas.
Krahas strategut argjentinas, alternativë për të marr drejtimin e klubit nga ‘Stafmord Bridge’ është edhe trajneri Brighton, Graham Potter.