Ballkani - Cluj, ja cilën skuadër e favorizojnë kompanitë e basteve

Futboll

Ballkani - Cluj, ja cilën skuadër e favorizojnë kompanitë e basteve

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 15:15
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani nesër mbrëma nis misionin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka, që është ekipi i parë që përfaqëson vendin tonë në fazën e grupeve në një ligë evropiane, do të ndeshjet me skuadrën e njohur rumune, Cluj.

Kampioni i Kosovës që ka shkëlqyer në aventurën e parë ndërkombëtare, nga kompanitë e basteve nuk është vlerësuar favorite.

Fitorja e skuadrës rumune është kuotuar bukur lartë. Kështu Cluj për fitore ka kuotën 2.15, Ballkani 3.40 aq sa e ka kuotën edhe barazimi.

Të kujtojmë se në këtë fazë të garave një fitore ka vlerën e 500 mijë eurove, ndërsa barazimi 170 mijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat