Ballkani e cila ka shkruar historinë në futbollin kosovar, nesër ( e enjte) në tempullin legjendar Fadil Vokrri do të takohet me skuadrën rumune, CFR Cluj në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Duke parë nevojën për të sjell cilësi në skuadër, për paraqitje sa më të mirë në grupe, kampionët e Kosovës kanë transferuar Veton Tushën, shkruan OLle. Trasnferimi i mesfushorit 19 vjeçar ka bërë që skuadra nga Suhareka të marr primatin e skuadrës më të vlefshme në elitën e futbollit tonë.
Sipas faqes së specializuar për transferime “transfermarkt”, Ballkani renditet në vendin e parë me 4.18 milionë euro vlerën ekipore, duke e kaluar Dritën e cila tashmë ka humbur një pozitë.
Por dallimi në mes të vendit të parë dhe të dytë, pritet të ndryshohet gjatë kampionatit, duke parë formën e futbollistëve, dhe ngritjes apo uljes së vlerës në tregun e transferimeve.