Kur ka mbetur edhe pak kohë nga ndeshja e madhe e Champions League mes Inter-it dhe Bayern-it, trajneri Simone Inzaghi duket se nuk ka më asnjë dyshim.
Me përjashtim të ndonjë surprizë të minutës së fundit, që do të ishte e bujshme, portieri titullar kundër skuadrës bavareze do të jetë Andre Onana, sipas Tuttomercatoëeb.
Një debutim i rëndësishëm për portierin kamerunas, i cili u mor me kosto zero pas viteve të kaluara tek Ajax-i dhe që deri tani nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare.
Janë të qarta zgjedhjet edhe për repartet e tjerë, me dy përjashtime të rëndësishme. Ajo e Barella-s dihej tashmë: në mesfushë do të jenë Mkhitaryan dhe Calhanoglu me Brozovic në rolin e regjisorit, Dumfries dhe Gosens në krahë.
Në mbrojtje do të lihet pushim De Virj: në qendër të mbrojtjes do të luajnë Skriniar, D’Ambrosio dhe Bastoni. Dzeko dhe Lautaro në sulm.