Champions League vijon sot me sfidat e katër grupeve të tjera dhe duele interesante që fillojnë që me dy ndeshjet e pasdites. Eintraht Frankfurti pret Sporting Lisbonën në ndeshjen e Grupit D, ndërsa Ajaksi luan në fushën e vet përballë Rejnxhërs në sfidën e Grupit A.
Sa i përket grupit të Ajaksit, holandezët janë favoritet për këtë sfidë të parë, duke shpresuar në gabimet rrugës të skuadrave të Liverpulit dhe Napolit të cilat janë rivalët e tyre.
Sfidat e Grupit D në fakt janë më të balancuarat dhe të gjithë skuadra do të kërkojnë të fitojnë me çdo kusht, pasi këtu përveç Eintraht dhe Sporting marrin pjesë edhe Totenhem me Olimpik Marsejën.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/07/auto_trretrt1662567453.jpg)
Ajax - Rangers
Ndaj çdo gjë është e hapur dhe ekipet do të luajnë në sulm për të marrë maksimumin e pikëve që në ndeshjet e para.