Trajneri i Lazios, Maurizio sarri thotë se avokatët e tij “kanë shumë punë për të bërë këtë vit” pasi që federata ka filluar një hetim kundër tij pas deklaratave që ai bëri për gjyqtarët.
Sarri ishte i inatosur me VAR dhe me zyrtarin e ndeshjes gjatë vikendit, sidomos kur Simone Sozza nuk e shikoi një penallti në minutat shtesë e ku Lazio humbi nga Napoli me rezultat 2-1.
“Ose ata në dhomën e VAR janë shumë të këqij në bërjen e punës së tyre ose një alternativë tjetër e tyre është shumë shqetësuese”, tha Sarri për Sky Sport Italia.
“Po ashtu nuk e di pse të gjithë futbollistët tonë janë ndëshkuar në një ndeshje që ishte shumë e qetë. Është si në ndeshjen kundër Bolognas ku gjyqtarët vendosën të na shtypnin ne duke na bërë të qartë këtë nga fillimi. Këto janë pasojat”.