Galtie i pamëshirshëm

Futboll

Galtie i pamëshirshëm

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 18:48
Messi

Lionel Messi është një nga yjet më të shndritshëm të historisë së Ligës së Kampioneve.

Argjentinasi është një nga protagonistët më të shquar të këtij kompeticioni në dy dekadat e fundit dhe momentet e tij të jashtëzakonshme në këtë aktivitet do të mbeten gjithmonë në kujtesën e tifozëve.

Pikërisht kjo e kishte bërë atë një futbollist të paprekshëm në radhët e Barcelonës fillimisht e deri më tani edhe PSG-së, pasi Mesi ishte gjithmonë në fushë, i gatshëm që me një shkëndijë të ndryshonte rrjedhën e ndeshjeve.

Kështu, që nga tetori i vitit 2014, ai kishte qenë i pazëvendësueshëm në radhët e skuadrës ku kishte luajtur në këtë turne duke regjistruar 63 ndeshje të luajtura nga minuta e parë e deri në të fundit.

Një seri që ka marrë fund që në ndeshjen e parë në drejtim të PSG-së në Ligën e Kampioneve të Kristof Galtie. Trajneri i PSG-së vendosi që në minutën e 84-t të sfidës të kthente në stol argjentinasin, i cili qartësisht nuk dukej shumë i kënaqur, duke i dhënë fund kësaj serie mbresëlënëse thuajse 8-vjeçare aktivizimesh të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat