Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, Miralem Pjanic është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC.
Ish-lojtari i Romës dhe Juventusit ndërpreu kontratën me Barcelonën përpara se të pranonte propozimin e klubit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pasi kaloi testet mjekësore ai firmosi për dy sezone, plus mundësinë e një viti tjetër shtesë
Lajmin e zyrtarizmit e bëri publik klubi i Sharjah përmes një postimi në rrjetet sociale.
E fituar në këtë rast është edhe Barcelona, e cila me paratë e kursyera nga paga e boshnjakut do mund të rinovojë kontratën e Gavit pa problem.