Ajax-i nuk përmbahet

Futboll

Ajax-i nuk përmbahet

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 19:37
Ajax-i

Sapo janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të orës 18:45 të vlefshme për javën e parë të Champions League mes Ajax-Rangers dhe Eintracht-Frankfurt.

Spektakli i vërtetë po zhvillohet në Amsterdam, më saktësisht në Johan Cruijff Arena, ku Ajax-i po dominon ndaj Rangers, me 45 minutat e para që janë mbyllur 3-0 në favor të vendasve.

Holandezët kanë arritur të shënojnë tre gola në harkun e shtatëmbëdhjetë minutave.

Ka qenë Alvarez që ka zhbllokuar takimin në minutën e 17-të.

Më pas, në të 32-ën, Berghuis ka arritur të dyfishojë avantazhin i ndihmuar edhe nga një devijim dhe Kudus ka realizuar të tretin me një goditje të bukur pas një aksioni individual.

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Eintracht-it dhe Sporting-ut. Në minutën e 12-të është dhënë një penallti për portugezët, por që është anuluar pas ndërhyrjes së VAR.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat