Jemi vetëm në javën e katërt të Superiores, por në Durrës do të luhet për gjithçka.
Teuta dhe Kukësi përballen me njëra-tjetrën, ndërsa fillimi i kampionatit nuk flet aspak në favorin e këtyre skuadrave.
Te durrsakët kanë ndërruar edhe trajnerin, teksa vendin e Arapit e ka marrë Bledi Shkëmbi.
Nga ana tjetër Safet Gjici ia ka bërë të qartë Skënder Gegës se nuk do të presë gjatë për fitoren e parë të kampionatit, duke rritur së tepërmi presionin.
E parë në këtë këndvështrim, kjo ndeshje vjen si një finale, më tepër për Kukësin pas ndërrimit të bërë te Teuta.