Skuadra rumune CFR Cluj stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Cluj, një emër i njohur për tifozët e Kosovës, nesër do të ballafaqohet me Ballkanin e Therandës.
Kampioni i Kosovës synon rezultat pozitiv në hapje të fazës së grupeve përkatësisht në Grupin G të Conference League.
Ndeshja zhvillohet nesër në orën 18.45 në kuadër të sfidës së parë.
“Stërvitja zyrtare në Kosovë! Për Kampionët e Rumanisë!”, shkruan në faqen e klubit rumun.