Skuadra holandeze, Ajax-i nga Amsterdami, me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 4:0 Rangers-in, në ndeshjen e parë të grupit A në kuadër të Champions League në futboll.
Ajax është në grup me Liverpoolin, Rangers-in dhe Napolin.
Golat i realizuan Alvarez (17’), Berghuis (32’ e 80’), Kudus (44’).
Skuadra skoceze nuk i bëri ballë lojës së vendasve dhe pësoi humbje t thellë.