Lorienti fiton kundër Lyonit

Futboll

Lorienti fiton kundër Lyonit

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 21:22
Lorienti fiton kundër Lyonit

Lyoni pësoi humbjen e parë në Ligue 1 këtë sezon përballë Lorientit në transfertë, në sfidën e prapambetur që i përkiste javës së dytë të kampionatit francez.

Në “Stade du Moustoir” vendësit shënuan që në minutën e gjashtë me Le Fee, por skuadra e Lyonit u kundërpërgjigj në të 28-tën me Lacazette.

Në të 33-tën Moffi ktheu epërsinë për Lorientin, ndërsa goditjen përfundimtare Lyoni e mori në pjesën e dytë, kur Ouattara realizoi të tretin.

Pas gjashtë vitesh Lorienti arrin të mposhtë Lyonin, duke siguruar fitoren e katërt sezonale, që e ngjit në vendin e pestë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat