Gazetari suedez sulmon trajnerin e Interit për shqiptarin: Duket jashtë kontrollit…

Futboll

Gazetari suedez sulmon trajnerin e Interit për shqiptarin: Duket jashtë kontrollit…

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:36
Inzaghi

Situatë e zymtë te Interi! Pas humbjes në derbi ndaj Milanit, zikaltërit e Inzagit u mposhtën mbrëmjen sotme edhe në Champions, ndaj Bajernit të Mynihut me rezultatin 0-2. Për rezultatet negative, një pjesë të fajit ka edhe trajneri zikaltër, i cili është kritikuar për zgjedhjet e bëra.

Gazetari i njohur suedez, Siavoush Fallahi, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Twitter”, ka shprehur habinë, se si trajneri Inzagi aktivizon Galjardinin para Asllanit.

Kujtojmë që mesfushori italian u hodh në fushë në minutën e 80-të në sfidën ndaj Bajernit, teksa shqiptari Asllani nuk u preferuar asnjë minutë. Ky fakt ka shtangur edhe gazetarin Fallahi, i cili shkroi:

“Si mund të futësh Galjardinin para Asllanit? Inzagi duket jashtë kontrollit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat