Trajner shqiptar për Kombëtaren? Armand Duka e lë derën të hapur

Futboll

Trajner shqiptar për Kombëtaren? Armand Duka e lë derën të hapur

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:35
Trajner shqiptar për Kombëtaren? Armand Duka e lë derën të hapur

Kontrata e Rejës skadon pas përfundimit të Ligës së Kombeve dhe menjëherë kanë lindur pyetjet për një largim të mundshëm të tij.

Një trajner shqiptar për të drejtuar kuqezinjtë ka kohë që hidhet si hipotezë dhe së fundmi nuk është hedhur poshtë as nga Armand Duka. Kreu i FSHF-së e ka lënë një mundësi të tillë të hapur në një intervistë të dhënë për emisionin “Skaner” në “MCN TV”.

“Ne na duhet një trajner i mirë. Trajnerët shqiptarë kanë filluar të lëvizin jashtë Shqipërisë.

Por aq më shumë futbollistët e ekipit shqiptar që kanë luajtur jashtë po vazhdojnë edhe trajningun. Kështu që një ndërthurje e eksperiencës dhe kulturave mund të jetë, pse jo?”, ka thënë Armand Duka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat