Manchester United raportohet se do të hasë në konkurrencë të fortë nëse dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës, Gavi.
“Djajtë e Kuq” gjatë kësaj verë provuan ta blejnë talentin e katalonasve, por ky operacion dështoi për shkak se lojtari vendosi që të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Megjithatë, klubi nga ‘Old Trafford’ nuk ka hequr dorë nga Gavi të cilin synon ta bind verën që vjen.
Por, siç raportojnë mediat në ishull, United do të ketë konkurrencë të fortë për ta bërë të vetin spanjolli, pasi që tashmë lojtari është duke u monitoruar edhe nga Liverpool dhe Bayern Munich.
Ndryshe, mesfushori i talentuar ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit pas një vit nga ‘Blaugranat’.