Napoli mori një fitore të mrekullueshme ndaj Liverpool me shifrat 4-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League.
Në këtë ndeshje një nga më të mirët ishte edhe djali i Diego Simeone, Giovani Simeone, i cili arriti të shënonte golin e 3-të për napolitanët.
Pas ndeshjes, sulmuesi po jepte intervistën e zakonshme për mediat, teksa në një moment në ekranin e stadiumit “Maradona” shfaqet rezultati që Atletico Madrid ka arritur të shënojë gol në minutat shtesë ndaj Portos.
Sigurisht një gëzim i paparë ndjen edhe djali i Simeones, Giovani, i cili nuk ka mundur të mbajë vetën, teksa dukshëm shfaqet i lumtur para kamerave për fitoren e skuadrës së babait të tij.