Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko duke folur pas humbjes ndaj Bayern Munich, tha se kampionët në fuqi të Gjermanisë, janë një nga skuadrat më të forta në Ligën e Kampionëve.
‘Nerazurët’ mbrëmë u mundën nga ‘Bavarezët’ (0-2), në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Dzeko thotë se e ka pritur një ndeshje të vështirë me skuadrën gjermane. Sipas tij, Interi duhet të harrojë sa më shpjete këtë humbje dhe të mendojë për sfidat e radhës.
“Ishte një ndeshje e vështirë por e prisnim. E dinim që Bayern është një nga skuadrat më të forta në Champions League dhe kjo u dëshmuan”, tha Dzeko.
“Ne patëm rastet tona, mund të shënonim dhe ta ndryshonim lojën, por fatkeqësisht nuk ia dolëm”.
“Ende jemi në fillim të sezonit, duhet ta harrojmë menjëherë këtë disfatë dhe të mendojmë për Torinon”, theksoi sulmuesi boshnjak.