Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, është mobilizuar si asnjëherë më parë, për sfidën e parë në fazën e grupeve të Conference League.
Ballkani është ekipi i parë në histori të Kosovës, që luan në fazën e grupeve!
Therandasit sot (18.45) përballjrn me klubin rumun CFR Cluj.
Kampioni i Kosovës synon rezultat pozitiv në përballjen e parë të Grupi G.
“Erdhi dita e ndeshjes”, shkruan në faqen e FC Ballkanit.
Pritet atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Nga ana tjetër, CFR Cluj nuk po kalon edhe në formë të mirë kampionatin rumun, nga shtatë ndeshje katër fitore e tre humbje, duke u renditur në vend të shtatë me 12 pikë apo ka nëntë me pak se lideri Rapidi i Bukureshtit.
Në Grupin G garojnë Cluj, Ballkani, Slavia e Pragës dhe Sivaspori.