Ja sesi mbrojnë skuadrat dhe Vllaznia si dominuese në zotërim topi

Futboll

Ja sesi mbrojnë skuadrat dhe Vllaznia si dominuese në zotërim topi

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 15:42
Vllaznia

Pas vetëm tre javësh është akoma shpejt për të kuptuar trendin e sezonit, edhe se një ndjesi e parë mund të krijohet.

Skuadrat deri më tani kanë treguar filozofinë e tyre të lojës dhe ndeshjet e ardhshme do të ndihmojnë këdo për të kuptuar nëse ҫdo skuadër do ti qëndrojë besnik të njëjtit stil loje.

Në statistikat e nxjerra nga analizat e ndeshjeve ka pasur elementë interesantë, mbi të gjitha në mënyrën sesi mbrojnë skuadrat.

Image

Këto dy klasifikime të listuara në tabelën e mësipërme shpjegojnë sesi mbrojnë skuadrat, nëse synojnë më shumë rikuperimin (më saktë mbi pozicionimin e lojtarëve pa top në fushë) ose kërkojnë duelin apo përplasjen me kundërshtarin.

Për të konfirmuar këto dy statistika ka edhe dy të dhëna të tjera shumë interesante:

Vllaznia është skuadra që bën më pak aksione mbrojtëse sepse është skuadra që ka mesataren më të lartë në të gjithë kampionatin për mbajtjen e topit (58%) dhe kështu që është më pak e rrezikuar dhe më pak në kërkim të rikuperimit.

Egnatia, përveҫ se është një skuadër që shkon shumë ke përplasjet, është e dyta në renditjen e kampionatit për faulla në këtë fillim sezoni, me një mesatare prej 15,68 faulla për ndeshje, mbrapa Erzenit me 18,8 faulla për ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat