Mrekulli, skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Malit të Zi në futboll.
“Pas dy humbjeve radhazi kundër Buduçnostit në finalet e Kupës së Malit të Zi, është hera e tretë me fat për Deçiqin!
Në sfidën e 1/16-tës së finales së Kupës së Malit të Zi, tuzjanët eliminojnë Buduçnostin, duke e mposhtur me penallti me rezultat 5:4, pasi nuk pati fitues pas 90 minutash - 1:1.
Vendosi seria e parë e penalltive, në të cilën Andrija Razhnatoviq goditi traversën. Nëntë të tjerët ishin të sigurt, kurse përforcimi veror i Deçiqit nga radhët e “të kaltërve” Igor Ivanoviq ishte i fundit, i pesti që shënoi për Deçiqin”, shkruan mediumi malazez “VIjesti”.
Buduçnosti kaloi në epërsi në minutën e 33-të pas një aksioni, ndërsa Stefan Millosheviq shënoi në portën e vendasve.
Në minutën e 40-të Drashko Bozhoviç ka goditur nga këndi, topi i ka rënë nga duart portierit Millosh Dragojeviq dhe Andrej Bajoviq ka përfituar nga kjo për të gjuajtur por në shtyllën e djathtë, nga e cila Fatos Beqiraj me mjeshtëri hodhi topin në rrjetë, 1:1
Para gjuajtjeve të penalltive, trajneri i Deçiqit, Vladimir Jankoviq, i besoi portierit me përvojë Pavlo Velimiroviq.
Jankoviç u besoi lojtarëve më me përvojë në gjuajtjen e penalltive, fillimisht Drashko Bozhoviqit, pastaj Fatos Beqirajt, Stefan Denkoviqit, kapitenit Marko Tuçit dhe Igor Ivanoviqit.
Nga ana tjetër, portieri i Deçiqit, Velimiroviq, pos traversës së Razhnatoviqit nuk arriti t'i ndalte gjuajtjet e Simiqit, Bakiqit, Terziqit dhe Millosheviqit.