Ballkani luan për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian teksa në stadiumin Fadil Vokrri të besuarit e trajnerit Ilir Daja presin për llogari të Conference League, rumunët e Cluj.
Tekniku i ekipit nga Suharaka ka vendosur edhe për titullarët e kësaj ndeshje historike për Ballkanin teksa nga minuta e parë e nisin emra si portieri Frashëri, mbrojtësi Jashanica, Korenica apo edhe Gripshi.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Thaçi, Dellova, Jashanica, Thaqi, Korenica, Zyba, Emërllahu, Gripshi, Rrahmani, Krasniqi
Trajner: Ilir Daja
Cluj: Scuffet, Camora, Burca, Matias, Braun, Cvek, Vito-Hammershoj, Adjei-Boateng, Deac, Roger, Yeboah
Trajner: Dan Petrescu.