Formacioni më i mirë i javës së parë në Champions League!
Champions League zhvilloi të martën dhe të mërkurën ndeshjet e para të fazës së grupeve. Tashmë faqja e UEFA-s ka zyrtarizuar dhe formacionin më të mirë të këtyre ndeshjeve.
Në portë është portieri i Dinamoz Zagreb, Livakoviq.
Në mbrojtje janë Skylla dhe Ruben Diaz në qendër dhe Grimaldo e Joao Cancelo në krahë. Në mesfushë Zielinski nuk mungon, ndërkohë që janë dhe Edwards dhe Kudus.
Në sulm është Lewandowski me tripletën e tij, i mbështetur nga Sane dhe Shved.