Për mesfushorin e Ballkanit, Lindon Emerllahun, skuadra nga Suhareka meritonte të fitonte në përballjen me CFR Cluj në “Fadil Vokrri, takim që u mbyll me barazimin 1-1 dhe është i vlefshëm për fazën e grupeve të Conference League.
Duke folur për emisionin “Zona Gol”, Emerllahu theksoi se sot e pësuan nga një pakujdesi, por që forma që treguan i motivon për më tej.
“E merituam fitoren.
Një pakujdesi në fund na bëri ta pësojmë. Forma që treguam sot na jep vetëbesim dhe na motivon të luajmë.”-theksoi ai.