Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Dan Petrescu, trajneri i CFR Cluj, tha se barazimi (1:1) ishte i drejtë duke pasur parasysh faktin se FC Ballkani kishte më shumë topin.
Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ishte shumë afër fitores por pësuan në minutën e fundit, në takimin e xhiros së parë të Grupit G të Conference League në futboll.
“Ata kishin më shumë posedimi e topit, por mendoj se patën maksimumi dy ose tre goditje në portë dhe shënuan një gol të bukur.
Kishim disa raste, nuk arritëm të shënonim. Është e qartë se ne nuk luajtëm lojën tonë më të mirë, por ne jemi ende të pamposhtur në Evropë.
Është një pikë e mirë për moralin tonë. Kur shënon në minutën e fundit nuk mund të mërzitesh.
Shpresojmë të fitojmë të enjten. Marrja e katër pikëve në dy ndeshje është një hap i mirë drejt kualifikimit”, tha mes të tjera trajneri rumun.