Ballkani i Ilir Dajës ishte i pafat në duelin e parë të Ligës së Konferencës, ndaj rumunëve të Kluzh, teksa fitorja i iku nga dora në minutat shtesë. Kampionët e Kosovës, ishin duke udhëhequr me rezultatin 1-0 deri në minutën e 90-të, teksa miqtë barazuan në minutën e parë shtesë.
Goli i pranuar në fund të ndeshjes ka edhe koston e lartë financiare për Ballkanin.
Me fitore ndaj Kluzhit, Ballkani do të fitonte 500 mijë euro nga UEFA, ndërsa tani me barazim fiton 166 mijë euro. Pra 334 mijë euro të humbura. Ballkanit deri më tani ka siguruar mbi 4 milionë euro nga garat evropiane.
Paraqitje e Ballkanit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ishte e suksesshme dhe marrja e një pikë ndaj kampionit të Rumanisë është arritje e madhe.