Zbulohen zyrtarët e ndeshjes Teuta-Kukësi që do të luhet sot në orën 17:45, në stadiumin “Niko Dovana”.
“Panorama Sport” mëson se FSHF ja ka besuar këtë ndeshje të rëndësishme gjyqtarit nga Patosi, Olsid Ferataj, i cili në sezonin e kaluar u dhunua pak ditë pas ndeshjes Partizani-Vllaznia në gjysmë-finalen e Kupës së Shqipërisë.
Ndihmës do të jenë Rejdi Avdi dhe Astrit Mahmuti, kurse në dhomën e teknologjisë VAR do të jetë Enea Jorgji dhe Emigres Ganxhi.
Arbitrat:
Gjyqtarë: Olsid Ferataj (Patos), Rejdi Avdi (Tiranë), Astrit Mahmuti (Elbasan);
VAR: Enea Jorgji
AVAR: Emigres Ganxhi (Elbasan).