Ish-mbrojtësi i zikaltërve tërhiqet nga futbolli i luajtur!
Ish-mbrojtësi i Interit, Davide Santon i ka dhënë sot lamtumirën futbollit të luajtur.
31-vjeçari i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Romës e mori këtë vendim për shkak të problemeve fizike që e kishin shoqëruar në vitet e fundit.
Santon debutoi te zikaltërit si një talent premtues nën urdhrat e Zhoze Murinjos duke arritur të fitojë dhe tripletën e famshme.