Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica tashmë ka nisur stërvitjet me klubin e tij të ri, Galatasaray.
Anësori kosovar u zyrtarizua mbrëmë nga klubi i madh turk në formë huazimi një vjeçar nga skuadra angleze, Norwich City, shkruan Gazeta Olle.
Në fotot e publikuara nga Galatarasay, shihet se Rashica menjëherë ka filluar përgatitjet.
Në prapavijë të fotografisë ku shihet Rashica shihen edhe dy yjet tjerë të ekipit turk, Juan Mata që u transferua në po të njëjtën ditë me Rashicën, si dhe Mertens.
Rashica mund të debutojë me fanellën e gjigantit turk në takimin e fundjavës në udhëtim kundër Kasimpasës.