Xavi emëroi tre nga sulmuesit më të mirë në botë

Futboll

Xavi emëroi tre nga sulmuesit më të mirë në botë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:51
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi, e quajti Robert Lewandowski, Erling Haaland dhe Karim Benzema si sulmuesit më të mirë në botë sot. Barça nënshkroi Lewandowski nga Bayern këtë verë për 50 milionë euro. 34-vjeçari dëshmoi se mosha është vetëm një numër duke shënuar 8 gola në pesë ndeshje për klubin e tij të ri.

Në fund të ndeshjes në Camp Nou, ndaj Plzen ku polaku realizoi hat-trick Xavi tha se e konsideronte Robertin një nga më të mirët në botë.

“Robert jo vetëm që shënon, por edhe e bën ekipin të luajë, ai e kupton se kur duhet të shënojë, ai na jep shumë opsione në sulm, ai e lexon lojën në mënyrë perfekte dhe komunikon me shokët e skuadrës. Sulmuesi më i mirë deri më tani? Ky është padyshim Lewandowski, si dhe Benzema dhe Haaland”, citohet Xavi nga The Mirror.

Karim Benzema dhe Erling Haaland hynë me meritë në top 3 të Xavi. Sulmuesi madrilen është favorit për Topin e Artë, duke shënuar 44 gola në 45 ndeshje sezonin e kaluar.

Haaland vazhdon të shënojë pasi u transferua nga Borussia Dortmund te Man City këtë verë, pasi ka shënuar tashmë 12 gola dhe një asistim në tetë paraqitje me Man City.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat