Mbrojtësi i Barcelonës, Erik Garsia, ka dhënë një intervistë për radion katalanase “RAC 1”. Mes të tjerave ai ka folur për takimin e javës së ardhshme kur Barça do t’i bëjë vizitë Bajernit, një rival që i ka shkaktuar shumë plagë katalanasve këto sezonet e fundit.
Mbrojtësi ka nënvizuar se këtë herë do të jetë ndryshe, me Barçën që është përforcuar ndjeshëm. “Kundër Bajernit do të jetë një takim i ekuilibruar. Jemi dy skuadra që pëlqejmë të luajmë me topin.
Duhet të bëjmë presing lart për të mos i lënë fushë, sepse ndeshje të tilla vendosen nga gjëra të vogla.
Do të zbresim me personalitet në fushë, vetëm kështu mund të arrijmë të marrim diçka pozitive”, ka thënë mbrojtësi.