Sot (e premte) janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Në Grupin A janë zhvilluar tri ndeshje tejet interesante, shkruan Gazeta Olle.
Phoenix është njoftuar me humbjen e parë pas tri fitoreve rresht, duke u mposhtur në shtëpi 1-3 nga Feronikeli 74.
Humbja e Phoenix i ka dhënë mundësinë Rahovecit që ta rrëmbejë pozitën e parë në tabelë, pas fitores 4-2 në udhëtim te Trepça.
Ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Drenasit dhe Istogut u mbyll pa gola, 0-0.
Ndeshja e vetme e Grupit B ndërmjet Fushë Kosovës dhe Ulpianës u mbyll me rezultat 1-2..