Gega i tensionuar në fundin e sfidës, rojet e sigurisë e ndajnë nga gjyqtari!
Tekniku i Kukësit, Skënder Gega është shfaqur mjaft i tensionuar në fundin e sfidës ndaj Teutës.
Trajneri i verilindorëve ka shkuar për tu konfrontuar verbalisht me kryesorin e garës ku duket se arsyeja ka qenë vendimmarrja e tij gjatë garës, gjë që kanë sjellë protestën e teknikut.
Rojet e sigurisë kanë ndërhyrë për ta larguar, me Gegën që është ndëshkuar me karton të verdhë për protestat.