Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariç, ka dënuar vendimin e Federatës së Futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës për të pranuar ofertën e Rusisë për të luajtur një ndeshje miqësore.
Edhe pse federata tashmë ka vendosur të udhëtojë në Rusi dhe të luajë dy ndeshje me kombëtaren e atij vendi.
Megjithatë, kryetarja e bashkisë së Sarajevës nuk i pëlqeu kjo dhe kërcënoi me sanksione.
Benjamina Kariç nuk duron ata që sot vendosën të puthen me agresorin rus, që po bëjnë krime në shtetin e Ukrainës.
“Sarajeva si qyteti që ishte nën rrethimin më të gjatë të agresorëve dhe unë si kryetar bashkie, dënojmë ashpër vendimin e Federatës së Futbollit për të luajtur një ndeshje miqësore me Rusinë.
Unë e konsideroj detyrim moral që Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës, stafi stërvitor dhe lojtarët të refuzojnë këtë ndeshje.
Pranimi është diskreditues për vendin tonë sepse do të ishte të luante me një ekip futbolli që është nën sanksionet e UEFA-s dhe FIFA-s dhe i ndalohet të marrë pjesë në të gjitha garat nën autoritetin e tyre.
Nëse vendimi nuk ndryshohet, qyteti do të ndërpresë bashkëpunimin me federatën, e cila deri më tani ishte e cilësisë së lartë”, ka shkruar Benjamina Kariç.