Trajneri i klubit të futbollit Vizionit nga Ferizaj, Qerim Shaqiri, ka fjalë të mëdha për futbollisten Loela Ahmeti.
Loela është talente e madhe e kësaj loje dhe pritet të vazhdojë karrierën jashtë vendit.
“Loela Ahmeti, një futbolliste që po ecën me hapa gjigand.
Është vetëm 14 - vjeçare e rritur në KFF Vizioni, së fundmi ishte në prova në Zurich City Sc për dhjetë ditë rresht ku la përshtypje të larta prej një talente të rrallë.
Ajo sot u kthye shumë e entuziazmuar me përshtypjet që ka lënë ne shtetin Helvetik .
Shpresojmë që një ditë t'ua kalojë edhe yjeve evropiane.
Ne si staf i urojmë karrierë të ndritshme”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në facebook.