Gleison Bremer bëri këtë verë hapin e parë të madh të karrierës, duke u transferuar te Juventusi, por ndërkohë menjëherë vjen dhurata tjetër e madhe.
Kombëtarja e Brazilit i ka bërë ftesën e parë mbrojtësit të paguar 41 milionë euro nga “Zonja e Vjetër” këtë verë, madje me vetë trajnerin Tite, i cili sqaron edhe arsyen e këtij grumbullimi.
“E kam ndjekur Bremerin dhe dikush mund të thotë që pse u vonova, duke qenë se ai edhe vjet shkëlqeu te Torino dhe u shpall mbrojtësi më i mirë i Serisë A.
Por doja ta lija pak të qetë që të përqendrohej, sepse e prisja se mund të bënte hapin e madh të karrierës.
Por tani që e realizoi edhe transferimin te Juventusi mund të thotë fjalën e tij edhe në kombëtare, pasi unë e di mirë se shkolla italiane e mbrojtjes është më e mira dhe Bremeri tashmë është një lojtar që ka fituar shumë cilësi të rëndësishme për t’i shpalosur edhe me Brazilin”.