Java e gjashtë në elitën e futbollit tonë do të startojë ditën e sotme. Në program janë për tu zhvilluar dy sfida shumë interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malisheva e Medin Bajramit është nikoqir i Dukagjinit në një sfidë që pritet të jetë tejet interesante.
Ai shënoi gol kundër Trepça’89 në Mitrovicë, ndërsa edhe sot do të tentoj të shënoj ndonjë gol të ri pas ndërperjeve.
Malisheva në këtë sfidë vjen pas fitores 2-3 në udhëtim te Trepça ’89, derisa klinasit janë në krizë të rezultateve ku nuk kanë fituar në ende këtë edicion.
Malisheva gjatë gjithë javës ka stërvitur intensivisht dhe ndeshjes do t’i qasen me vendosmëri për fitore.
Të gjithë futbollistët janë të motivuar dhe të gatshëm të japin maksimumin për ndeshjen e sotme.
Edhe tifozëria “Tornado” do të jenë të pranishëm në stadium për ta mbështetur skuadrën për të arritur fitorën e re, e cila është shumë e nevojshme për të mbajtur hapin për realizimin e objektivit të klubit.
Në takimin tjetër Drenica e pret Trepcën’89. Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 15:00.