Sulmuesi rikthehet si titullar

Futboll

Sulmuesi rikthehet si titullar

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 11:56
Sulmuesi rikthehet si titullar

Pavarësisht se tekniku Josa nuk e ka saktësuar në mënyrë definitive formacionin e parë që do të hedhë në fushë ndaj Egnatias, ajo që mësohet është se lëvizjet në të nga takimi me Tiranën do të jenë me pikatore.

Pas mungesës në këtë takim të Markut dhe një rikthim të Ardit Hoxhajt, pas problemit shëndetësor që pati para takimit me Tiranën, pritet që të ketë një rokadë mes tyre.

Nisur nga kjo porta dhe mbrojtja do të jenë po ato, që startuan ndaj Tiranës. Zogoviç në portë dhe katërshja Gurishta, Juriç, Bulatoviç e Smajli.

Në mesin e fushës, dyshja Jonuzi e Boshnjaku.

Në treshen pas sulmuesit pritet të jenë sërish Mala e Heriç, ndërsa në krahun e majtë pritet që të aktivizohet Ardit Hoxhaj.

Në majën e ofensivës do të jetë Kaina. Nga ana tjetër, Egnatia pritet të luajë me formacionin që fitoi ndaj Laçit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat