Fabio Capello ka komentuar edhe merkaton e skuadrave italiane duke dhënë vlerësime për Sportweek.
Këtu janë fjalët e tij për Juven dhe pretendentët e tjerë për titull:
“Për sa i përket emrave, mbretëresha ishte Juventusi. Bëri një merkato të 9-të me Di Maria, Pogba, Paredes, të gjithë kampionë që skuadrat e tjera nuk i kanë.
Bremer është më i mirë se De Ligt në nivel mbrojtës. Juve ka investuar në cilësi, duke mbyllur diferencën me Interin dhe Milanin. Mourinho me 7-8 milionë bëri një merkato Scudetto, pak më poshtë Juves. Interi, megjithatë, mbetet favorit për titull, edhe nëse e humbi Perisic dhe e ka Lukakun të lënduar.
Belgu është hiti i verës në treg. Milani bëri një përpjekje të rëndësishme për De Ketelaere, të cilin e pranoj se nuk e njoh. Napoli ka zëvendësuar titullarët me alternativa shumë të mira. Lazio gjithashtu do të jetë për t’u mbajtur në sy”.