Leao vë në vështirësi klubin kuqezi me kërkesat ekstra

Futboll

Leao vë në vështirësi klubin kuqezi me kërkesat ekstra

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:33
Leao

Milani vazhdon të përballet me rinovimin e Rafael Leaos, me kontratën e portugezit që skadon në vitin 2024. Sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka bërë një kërkesë rreth 7 milionë euro në sezon për klientin e tij.

E gjithë çështja lidhet me gjobën që numri 17 i kuqezinjve duhet t’i paguajë Sporting Lisbonës, një shifër që është rreth 9 milionë euro. Gjithashtu për këtë do të kishte një kërkesë nga rrethi i lojtarit për klubin kuqezi që nënkupton pagesën e gjobës.

Milani është shumë i kënaqur me lojtarin, ndaj nuk dëshiron ta lërë të ikë. Megjithatë, është e nevojshme të lëvizet sa më shpejt dhe Cardinale duhet të kuptojë nëse ia vlen të bëjë pak më shumë përpjekje ekonomike për lojtarin e tij më të mirë.

Cikli i rinovimeve vijoi dje me Sandro Tonalin, që është zyrtarisht një flamur i ri i Milanit. Kontrata deri në verën e vitit 2027, paga e dyfishtë për “Pirlon e ri”. Pas asaj të Rade Kurniç, një tjetër rinovim i Milanit në muajt e fundit, që pasoi Fikayo Tomori. Tani është koha për dy rastet më të mprehta.

Veç Leaos, synimi i klubit kuqezi është që të zgjasë kontratën e Ismael Bennacer, e cila skadon në vitin 2024. Lojtari algjerian po luan një rol edhe më qendror në mesfushën e kuqezinjve dhe po e dëshmon ndeshje pas ndeshjeje.

Maldini dhe Massara po punojnë për të zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2026 ose ndoshta edhe në vitin 2027, duke dyfishuar pagën e lojtarit: nga 1.7 në 3.5 milionë euro në sezon. Kërkesa e Bennacer prej 4.5 tani për tani është një hendek për t’u kapërcyer, për të kuptuar nëse do të ketë edhe një klauzolë lirimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat