Një nga transferimet më interesante të merkatos verore padyshim ishte edhe ai i Hector Bellerin te Barcelona.
Mbrojtësi spanjoll bëri një ulje të madhe rroge vetëm për t’iu bashkuar Barcelonës në çastet e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.
Po ashtu, Bellerin refuzoi dy oferta tejet të mira nga Italia vetëm për të kompletuar rikthimin e tij te Barça.
Bellerin tani është i gatshëm që të bëjë debutimin e tij si lojtarë i gjigantit të La Ligas.