Golashënuesi i BvK Konjare, Fatih Jusufi, beson se ndeshja e ardhshme me SSK nga Draçeva është një mundësi e mirë për të vazhduar me gola.
“Është ndeshje derbi. SSK nga Draçeva në javën e kaluar ka pësuar humbje dhe tash në këtë ndeshje presin të kompenzojnë pikët e humbura, megjithate ne shokojmë për fitore.
Në këtë edicion kemi ambicie të mëdha-dëshirojmë të ngjitemi në ligën e dytë. A do të shënoj edhe nesër? Normal që premtoj gola dhe do të jap maksimumin që të gëzoj tifozët tanë”, deklaroi numri 10-të i BvK Konjare, Fatih Jusufi.
Ndeshja derbi e javës së dytë mes SSK-BvK Konjare do të luhet nesër me fillim prej orës 16:00.
Sa për kujtesë, javën që shkoi BvK Konjare mposhti Besën nga Sllupcani me rezultat 4-2.