Allegri: Nuk dua një Juve të bukur, por një që fiton  

Futboll

Allegri: Nuk dua një Juve të bukur, por një që fiton  

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 16:09
Allegri: Nuk dua një Juve të bukur, por një që fiton  

Në prag të ndeshjes ndaj Salernitanës, trajneri i Juventusit, Allegri foli në konferencën për shtyp.

“Ndaj PSG-së shohim anën pozitive që filluam të reagonim pasi pësuam golin e dytë. Ata janë një ekip shumë i fortë, por ne mundeshim të bënim diçka më shumë.

Unë jam i zemëruar sepse nuk dua një Juventus të bukur, por një Juventus që di të fitojë. Rezultati ka shumë rëndësi, dhe vetëm ai, nuk na duhet loja e bukur nëse nuk arrijmë të marrim pikë.

Duhet të përballemi ndaj çdo ekipi me seriozitetin e duhur, duhet vetëm të fitojmë, nuk më intereson loja e bukur”, është shprehur tekniku italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat