Talenti 17-vjeçar i Bayernit gjen golin e parë në Bundesligë!
Julian Nagelsmann i beson sulmin 17-vjeçarit Mathys Tel dhe ky ia shpërblen më së miri, duke gjetur golin e parë në Bundesligë.
Sulmuesi i talentuar francez e nisi si titullar ndaj Stuttgartit dhe shënoi në minutën e 36’ golin e avantazhit, pas një asisti të kanadezit Davies.
Ky është goli i dytë i Tel me fanellën e Bayernit, pasi të parin e shënoi më 31 gusht në Kupën e Gjermanisë, por vlen të theksohet se është i pari në Bundesligë për 17-vjeçarin që konsiderohet si një nga sulmuesit më të talentuar në qarkullim.