Dukagjini merr pikë në Malishevë 

Futboll

Dukagjini merr pikë në Malishevë 

Nga: K. G.fu Më: 10 shtator 2022 Në ora: 16:53
Dukagjini merr pikë në Malishevë 

Dukagjini i Klinës kthehet me pikë nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë. 

Klinasit barazojnë me rezultat 1:1 me Malishevën, në takimin e javës së 6-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Dukagjini luajti me tre sulmues në pjesën e dytë dhe kjo e dha efektin e vet, duke barazuar rezultatin.

Në minutën e 24-të, Alban Shillova, kaloi në epërsi Malishevën.  

Erblind Morina në minutën e 77-të, godet bukur nga gjuajtja e lirë, nga krahu i majtë, mu afër vijës së 16-shit, shënon në shtyllën e parë të portierit Gashi, 1:1.

Dukagjini është në fund të renditjes me 2 pikë dhe Malisheva në të katërtin me 7 sosh.

Në javën e ardhshme, Malisheva luan në udhëtim me Prishtinën dhe Dukagjini e pret Drenicën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat