Shtatë gola, Trepça '89 trondit Drenicën në Skenderaj

Futboll

Shtatë gola, Trepça '89 trondit Drenicën në Skenderaj

Nga: K. G. Më: 10 shtator 2022 Në ora: 16:58
Trepça '89

Trepça '89 e Mitrovicës trondit Drenicën në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj, duke e mposhtur me rezultat 5:2, në takimin e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Drenica u orvat deri në fund por nuk arritën golin e barazimit.

Trepça '89 bëri lojë të mirë dhe kthehet me tre pikë në momentin e duhur.

Për Trepçën '89 shënuan Sekiraqa (24'), Mba (28' e 89'), Dushi (52'), Nimani (90+4’) dhe për Drenicën Koxy realizoi  (21' e 50').

Trepça '89 renditet në vend të gjashtë me 5 pikë sa ka edhe Drenica dy pozita më poshtë. 

Në javën e ardhshme, Trepça '89 e pret Ferizajn dhe Drenica i shkon Dukagjinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat